MV ndalon importin e mishit nga Serbia për shkak të murtajës afrikane

Agjencia maqedonase për Ushqimin dhe Veterinarinë (AUV) ndaloi sot importin e mishit të derrit dhe nënprodukteve të tij nga Serbia si edhe importin dhe tranzitin e derrave të butë dhe të egër nga i njëjti vend, pas njoftimeve se atje ishte shfaqur murtaja afrikane.

Drejtori i AUV-it, Zoran Atanasovski deklaroi se në Serbi ka rënë murtaja afrikane e derrit në rrethinat e Beogradit, Mlladenovacit dhe krahinës së Semedervës.

Paraprakisht, në një konferencë shtypi për antraksin, Atanasov tha se Republikën e Maqedonisë së Veriut, murtajë afrikane të derrit nuk ka.

”Situata po përcillet me vëmendje, ndërsa masat parandaluese janë ngritur në nivelin maksimal”, tha ai.

Alarmi për murtajën afrikane të derrave u dha pas informacioneve se në Bullgari numri i këtyre vatrave është rritur./atsh