Myrto Uzuni shënon gol dhe feston me shqiponjë (Video)

Lojtari i kombëtares shqiptare, Myrto Uzuni aktivizohet në kampionatin kroat tek skuadra e Lokomotivës së Zagrebit.

Uzuni është një lojtar i rëndësishëm për ekipin kroat dhe ditën e sotme është kthyer në protagonistë të ndeshjes duke barazuar shifrat për ekipin e tij në minutën e 56-të për rezultatin 1 – 1, i cili doli të jetë edhe rezultati përfundimtar i takimit. Lokomotiva e Zagrebit luajti si mysafir i ekipit Varteks.

Uzuni ka goditur fuqishëm me kokë nga brenda zonës, topin i cili iu krosua nga shoku i tij dhe në këtë mënyrë e ka lënë portierin të palëvizur. shkruan newsport.al.

Shënimi i golit i ka dhënë frymëmarrje shqiptarit i cili nuk ka kursyer as festimin me simbolin e shqiponjës në fund.