A do të ketë koalicion mes PDK-së e VV-së? – Flasin nga PDK

Partia Demokratike e Kosovës ka zyrtarizuar sot kandidatin e saj për kryeministër, kryetarin e saj në detyrë, Enver Hoxhaj.

Kjo u bë e ditur gjatë një konference për media nga sekretari i PDK-së, Uran Ismaili, ku tha se kandidati i PDK për kryeministër, Enver Hoxhaj, përpos karrierës së tij akademike, ka një përvojë të gjatë institucionale e politike.

Urani nder të tjera ka folur edhe për raportimet për koalicione në mes të partive. Ai ka thënë se ka thënë se të gjitha partitë politike kanë larguar vijat e kuqe për PDK-në, pasi që sipas tij, e kanë kuptuar se PDK është duke u forcuar çdo ditë e me shumë.

Ndërsa, sa i përket mundësisë së një koalicioni me LVV-në, Ismaili tha se kësaj partie do t’i përgjigjen e me vota.

“VV është parti e interesave të disa personave që janë në krye të saj. Të gjitha partitë që kanë hequr vijat e kuqe është për shkak se ato çmojnë vizionin e PDK-së dhe përvojën e madhe në qeverisje që ka. Dhe janë të vetëdijshëm që ne po forcohemi çdo ditë e më shumë në terren. Çdo vijë e kuqe që kemi parë këtyre viteve është larguar dhe ne jemi po ata të cilët kemi qenë, për neve me interes janë programet që ua ofrojmë qytetarëve dhe jo interesi i një personi. Ne do të dalim si parti fituese në zgjedhje, VV përgjigje do t’u japim përmes votave”, tha Ismaili.