“Na krypët”, PSD-ja vendos thasë me kripë para Qeverisë

Partia Socialdemokrate sot ka mbajtur një aktivitet para objektit të Qeverisë së Kosovës.

Aktivistët e kësaj partie kanë dërguar thasë me kripë para Qeverisë, ku kanë lënë edhe një mbishkrim.

“Na krypët”, shkruhet në pankartën e vendosur bashkë me thasët.

Përballë ndërtesës së Qeverisë janë parë edhe forca policore.