Naftëtarët i drejtohen me letër Qeverisë: Jemi pranë falimentimit

Shoqata e Naftëtarëve të Kosovës i ka bërë thirrje Qeverisë së Kosovës të rishikojë udhëzimin administrativ për përcaktimin e marzhës së fitimit të tregtarëve në shitjen e derivateve të naftës.

“I apelojmë Qeverisë së Kosovës që sa më parë ta revidoj vendimin, të bëhet kalkulimi i importit, shitja me pakicë si dhe të caktohet çmimi nga ana e Ministrisë së Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë, me qëllim që mos me i shuar bizneset e vogla në këtë kohë krize”.

Komunikata e plotë:

Ju njoftojmë edhe njëherë se Vendimi i Qeverisë së Kosovës lidhur me sektorin e naftës i ka sjell kompanitë e vogla me pakicë buzë falimentimit.

Ky vendim i Qeverisë i premtuar 12 cent për litër nuk është duke u zbatuar nga Ministria e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë.

Pikat me pakice janë furnizuar dje me cmimin 1.71 cent brenda territorit të Rep. së Kosovës, ndërsa Ministria e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë e cakton çmimin me 1.75 cent, ku sipas kësaj pikat e vogla të karburantit nuk mund të mbijetojnë më 4 cent.

Andaj, i apelojmë Qeverisë së Kosovës që sa më parë ta revidoj vendimin, të bëhet kalkulimi i importit, shitja me pakicë si dhe të caktohet çmimi nga ana e Ministrisë së Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë, me qëllim që mos me i shuar bizneset e vogla në këtë kohë krize.