Një zyrtar i Ministrisë së Drejtësisë konfirmohet me koronavirus

Një nga 11 të infektuarit sonte me koronavirus është zyrtar i Ministrisë së Drejtësisë.

Kjo është konfirmuar për KOHËN nga ministrja në detyrë e Drejtësisë, Albulena Haxhiu.

Sipas saj, ai është zyrtar i Divizionit të Financave.

Deri sot në vend janë infektuar 895 persona nga koronavirusi, ndërkaq janë shëruar 657 raste dhe 28 persona kanë vdekur.