Nagavci, Gashit: E rrëzuat Kurtin, hajde tash a keni vota për marrëveshjet ndërkombëtare?

Nënkryetarja e Kuvendit, njëherësh deputetja e Lëvizjes “Vetëvendosje”, Arbërie Nagavci ka thumbuar ish-partnerin e koalicionit rreth votimit të sotëm për marrëveshjet ndërkombëtare.

Sipas saj, LDK-ja nuk ka vota të mjaftueshme për të votuar diçka në Kuvend.

“Ju keni qenë i zëshëm ta rrëzoni qeverinë, e sot si shef i grupit parlamentar urdhëroni votoni marrëveshjet dhe vazhdojmë tutje”, është shprehur ajo.