Nagip Arifi rizgjedhet në mandatin e katërt si kryetar i Bujanovcit

Kryetari i Partisë Demokratike në Bujanovc Nagip Arifi, është zgjedhur për mandatin e katërt në krye të komunës së Bujanovcit.

Arifi e konfirmoi këtë për Klan Kosova, duke thënë se nga 26 shqiptarë në Kuvendin Komunal të Bujanovcit 25 kanë votuar pro tij.

“Partia Demokratike ka dalë e para në zgjedhjet e 21 qershorit. Duke e parë këtë si zhvillim ne kemi bërë koalicion edhe me partitë e tjera shqiptare. Me këtë rast Partia Demokratike më ka propozuar si kryetar”.

“Nga 26 këshilltarë shqiptarë në Kuvendin e Bujanovcit 25 kanë votuar pro”.