Napoli fitoi ndaj Fiorentinës, pas një spektakli me shumë gola (Video)

Napoli ka fituar 3 – 4 ndaj Fiorentinës në një ndeshje të çmendur të zhvilluar në
‘Artemio Franchi’ në një sfidë spektakolare me plot shtatë gola të shënuar.

Debutimi i Boateng dhe Ribery nuk ka shkuar ashtu siç e kishin shpresuar teksa të besuarit e Ancelotti-t kanë marrë tri pikët, megjithëse me shumë vështirësi.

Ishte Pulgar (9′) ai që kaloi vendasit në avantazh me penallti, por Napoli përmbysi gjithçka brenda pesë minutave pranë fundit të pjesës së parë me Mertens (38′) dhe Insigne (43′) nga pika e bardhë.

Pas pushimit shpërthyen golat. Milenkovic (52′) ka barazuar rezultatin përpara se Callejon (56′) të rikthente avantazhin për vendin e dytë e sezonit të fundit.

Boateng (65′) ka debutuar me gol te Fiorentina duke barazuar rezultatin, por Insigne (67′) ka rikthyer për të dytën herë avantazhin për miqtë vetëm dy minuta më pas.

https://www.youtube.com/watch?v=NjBwsfzQb-Y