Aksident i rëndë në Prishtinë, tre të lënduar

Një aksident i rëndë trafiku ka ndodhur para disa minutash në Prishtinë.

Si rrjedhojë, policia ka bërë të ditur se tre persona kanë pësuar lëndime trupore, shkruan lajmi.net.

“Sot rreth orës 23:00 në rrugën Eqrem Çabej në Prishtinë, ka ndodhur një aksident komunikacioni me lëndime trupore ku jane perfshirë dy automjete. Bazuar në të dhënat fillestare, tre persona kanë pësuar lëndime trupore”, kanë thënë nga Policia e Kosovës.