Napoli fiton ndaj Milanit në“San Siro”

Napoli ia ka dal të mposht në udhëtim AC Milanin në “San Siro”.

“Napolitanët” fituan me rezultat minimal 0 – 1.

Pjesa e parë përfundoi me rezultat ashtu siç nisi, ngase dy skuadrat pavarësisht rasteve nuk ia dolën të arkëtojnë pikët e plota.

Napoli ishte më kërkuese, derisa edhe Milan kishte disa mundësi të mira, por nuk i konkretizuan.

Në pjesën e dytë, ishte Politano që pas një kundërsulmi pranoi një top të bukur nga Zielinski dhe realizoi lehtësisht në portën e Donnarummas.

Tutje, “Rossonerët” zhvilluan ndeshje me ofensivë, por assesi s’ia dolën të gjejnë rrugën drejt golit.

Në fundin e ndeshje, Ante Rebic u ndëshkua me të kuq pasi nuk u pajtua me vendimin e arbitrit dhe shprehu pakënaqësi, andaj arbitri e largoi menjëherë nga fusha.

Me këtë fitore, Napoli ngritët në pozitën e pestë me 50 pikë, derisa Milan mban vendin e dytë me 56 sosh.