Naser Aliji kalon te ky klub hungarez

Mbrojtësi i kombëtares shqiptare, Naser Aliji ka kaluar në kampionatin hungarez te Honved Budapest, duke nënshkruar një kontratë 3-vjeçare.

Mbrojtësi i majtë, ka ndryshuar gjashtë skuadra nga viti 2015 deri në vitin 2019.

Sezonin e kaluar ai ishte pjesë e Dinamo Bukureshtit në ligën e parë të futbollit rumun, por pavarësisht paraqitjeve të mira ai e prishi kontratën në fund të sezonit, ndërsa tashmë ka kaluar në kampionatin hungarez.

Ka qenë vetë Aliji, që me njoftim në rrjetet sociale e ka zyrtarizuar kalimin tek klub.

“Për fat të mirë, unë dua t’iu informoj se një kapitull i ri në jetën time do të nisë tani”.

“Me shumë krenari i bashkohem Honved Budapest. Mezi po pres të nis aventurën time të re në Hungari dhe premtoj se do të jap maksimumin për këtë klub të madh”, deklaroi ai.