Naser Rugova: Kryesia e re e LDK-së është e dobët

Ish-anëtari i kryesisë së Lidhjes Demokratike të Kosovës, Naser Rugova, ka reaguar pas formimit të kryesisë së re.

Ai këtë kryesi të sapo zgjedhur e ka vlerësuar si më të dobëtën që ka pasur ndonjëherë LDK-ja.

“Kryesi më të dobët, LDK nuk ka pasur kurrë. Reciklim i partisë ORA, distancim nga Presidenti Rugova, tentim transformim i partisë në servis të RINVEST-it.

TURP!”, tha ai.