Naser Rugova: Mos u fsheh kryeministër, jo gjithçka është konspiracion. Një qytetar i yni ka vdekur

Pas vdekjes së pacientit të parë nga Coronavirusi, kanë vazhduar reagimet, por edhe përplasjet LDK-VV.

Një ish- deputet i LDK-së, Naser Rugova i ka reaguar Kurtit, duke i thënë se ku je fshehur.

“Mos u fsheh kryeministër. Jo gjithçka është konspiracion. Një qytetar i yni ka vdekur, ky është fakt”, ka shkruar ai.

Reagimi i plotë:

Sot e kemi viktimën e parë ndërkaq kryeministri akoma nuk ka dal para popullit.

Mos u fsheh kryeministër. Jo gjithçka është konspiracion. Një qytetar i yni ka vdekur, ky është fakt.

Gjatë ditë sotme ashpër ka reaguar edhe lideri i LDK-së, Isa Mustafa.

Lideri i LDK-së, Isa Mustafa, vlerëson të gabuar mbështetjen që ia ka dhënë VV-së për të ndërtuar koalicionin qeverisës.

Ai në një postim në Facebook, ka kritikuar ashpër kryeministrin Albin Kurti, ndërkohë njerëzit afër tij i ka quajtur papagaj.

“Kur dëgjoj disa zyrtar të lartë qeveritar të VV-së se me çfarë papërgjegjësi flasin dhe si konstruktojnë aleanca, më vjen ta gjykoj veten për gabimin që e bëra kur e mbështeta këtë koalicion me këta njerëz që s’kanë asnjë përgjegjësi për pozitat që i mbajnë por vazhdojnë me fushatë dhe propagandë, për çfarë do t’ua kishin lakmi edhe regjimet më diktatoriale”, ka shkruar ai.