Nasim Haradinaj reagon pas ftesës së Gjykatës Speciale për Kadri Veselin

Nënkryetari i Organizatës së Veteranëve të Luftës së UÇK-së, Nasim Haradinaj, ka reaguar pas  lajmit se Gjykata Speciale i ka bërë ftesë bashkëluftëtarit të tij, Kadri Veseli.

Ai ka thënë se UÇK-ja është e gatshme për sfida edhe pse të tillat i konsideron të panevojshme.

“Ata që kanë triumfuar në luftë, do të triumfojnë edhe tani në paqe”, ka shkruar Haradinaj në Facebook.

Postimi i plotë

Po sikurë e patë “krye” njëhere intervistën Kadriu ?!

Kështu trumpetonit ju disa portale dhe media se; Jo e kanë thirrë dhe krye në Slloveni, jo atëje, jo këtu,jo i ka ardhê po sështë ka tregon …!!!

E tani çka na gjeti…?

E shifni se bënit dhe po vazhdoni të bëni gjith kohën argatin e dreçit…!!

UÇK e gatëshme për sfida edhe pse këto krejtë pa nevojë…!!

Ata që kan triumfu në luftë do triumfojnë edhe tani në paqe..!! —