PSD’ja mban sot aksion pranë Teatrit Kombëtar

Partia Socialdemokrate do të mbajë sot një aksion pranë Teatrit Kombëtar në sheshin “Skënderbeu”.

Sipas njoftimit të kësaj partie, aksioni do të mbahet duke filluar nga ora 14:00.

“Sot, me datën 27 prill (e mërkurë), duke filluar nga ora 14:00, Partia Socialdemokrate do të mbajë aksion pranë Teatrit Kombëtar në sheshin “Skënderbeu”. Ju ftojmë ta ndiqni aksionin!”, thuhet në njoftim.