NATO ul flamurin shqiptar në gjysëm shtizë

Flamuri shqiptar jashtë selisë së aleancës euroatlantike NATO është ulur në gjysmë shtizë.

Përmes një postimi në Twitter, NATO tregon se në shenjë solidarizimi me tërmetet në Shqipëri dhe ushtarëve francezë të rënë në Mali, aleanca ka vendosur të ulë flamujt në gjysmështizë.

“Flamujt e aleatëve tanë, Shqipëria dhe Franca, janë në gjysmështizë, jashtë selisë së NATO-s, pas tërmetit në Shqipëri dhe për të nderuar ushtarët francezë të rënë në Mali”, thuhet në mesazhin e NATO.

Shqipëria është goditur ditën e sotme nga mbi 26 tërmete, ku më i madhi prej tyre që shkaktoi edhe dëmet më të mëdha ishte 6.4 ballë.

Ndërkohë deri më tani janë numëruar 18 viktima, ndërsa punimet për gjetjen dhe shpëtimin e njerëzve vijojnë akoma.