Lëkundje të fuqishme toke në Juglindje të Shqipërisë

Korça është zgjuar sot me lëkundje të forta tërmeti. Raportohet se mëngjesin e sotëm, rreth orës 06:27 minuta, janë ndjerë lëkundje të fuqishme tërmeti me magnitudë 5.3 ballë dhe thellësi 4 km.

Gjithashtu bëhet me dije se qytetarët janë alarmuar duke dalë menjëherë jashtë banesave të tyre.

Lëkundjet janë ndjerë në Ersekë dhe Pogradec e ndërsa epiqendra ishte 12 km vijë ajrore mes Korçës dhe Ersekës, në fshatin Mollas.

Mësohet se lëkundja e parë ka zgjatur për plot 10 sekonda. Fatmirësisht nuk raportohet për të lënduar.