Natyra Kuçi: Do të jem zë i fuqishëm i PSD’së në Kuvend

Natyra Kuçi, kandidatja e vetme që ka arritur të bëhet deputete nga radhët e PSD’së, nëpërmjet një statusi në FB, ka falënderuar strukturat e PSD’dë dhe AAK’së për mbështetje.

Ajo thotë se do të jetë zë i fuqishëm i PSD’së në Kuvend.

Ky është statusi i plotë i saj:

“Sapo u njoftova se jam zgjedhur deputete e Kuvendit të Republikës së Kosovës.

Falënderoj të gjithë votuesit që me kanë besuar që t’i përfaqësojë në Kuvendin e Republikës së Kosovës. Falënderoj të gjithë anëtarët dhe strukturat e PSD-së dhe AAK-së për mbështetje. Gjithashtu, falënderoj të gjithë miqtë dhe familjarët për mbështjetjen e pa rezervë.

Kjo detyrë e re më jep zemër dhe më obligon që mandatin ta ushtrojë me devotshmëri të lartë. Do të jem zë i fuqishëm i Partisë Socialdemokrate dhe do të mundohem t’i përfaqësojë në mënyrën më të mirë gjithë ata që mbështetën këtë alternativë politike.”