Ndahet nga jeta shkrimtari Moikom Zeqo

Sot pas një sëmundje të rëndë ka vdekur shkrimtari dhe studiuesi Moikom Zeqo.

Zeqo vuante nga leukimia akute.

Ai mban Urdhërin e Lartë “Mjeshtër i Madh”.

Moikom Zeqo, është autori i 62 librave me poezi, studime arkeologjike, për historinë e artit, si dhe të nje numri skenaresh për filma kinematografike e televizivë me karakter arkeologjik dhe kulturor.

Mjeshtri i Madh ka marrë disa herë çmime të para për librat e tij, njofton Abc News.

Krijime të Moikom Zeqos janë përkthyer në gjuhët anglisht, frëngjisht, greqisht, italisht, serbokroatisht, bullgarisht, rumanisht, polonisht, gjermanisht.