Aksident trafiku në Skënderaj, gjashtë të lënduar

520
Foto ilustrim

Të dielën në mëngjes, ka ndodhur një aksident trafiku midis dy veturave, ku lëndime trupore kanë marrë gjashtë persona.

Të lënduarit ndihmën e parë mjekësore e kanë marrë në QKMF Skënderaj, kurse për tretman të mëtejmë mjekësor janë dërguar në emergjencën e spitalit në Mitrovicë, thuhet në raportin e Policisë.