Ndahet nga jeta veterani i UÇK-së nga Drenasi, sot i jepet lamtumira e fundit

Ish-pjesëtari i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Isuf Kastrati, është ndarë nga jeta gjatë ditës së djeshme, raporton Fokusi.info.

Lajmin për vdekjen e tij e kanë dhënë familjarët përmes njoftimeve në rrjetet sociale.

Kastrati do të përcillet me ceremoni mortore për në banesën e fundit sot në orën 15:00 në varrezat e fshatit Kishnarekë e Drenasit.