Pjesëtarët e FSK-së nisen drejtë Shqipërisë, Mehaj: Së bashku jemi më të fortë

Pjesëtarë të Forcës së Sigurisë së Kosovës sonte janë nisur drejtë Shqipërisë për ti dalë në ndihmë Shqipërisë në shuarjen e vatrave të zjarrit.

Ministri i Mbrojtjes, Armend Mehaj përmes një postimi në Facebook tha se së bashku jemi më të fortë në kohë të vështira.

Postimi i plotë:

I nisëm trupat tona të FSK-së në mbështetje të vëllezëve e motrave tona në Republikën e Shqipërisë.

Prej fillimit të shpërthimit të zjarreve, krahas operacioneve tona në vend, kam ofruar mbështetjen e plotë me kapacitetet tona në dispozicion për mbështetje të vëllezërve dhe motrave tona në Republikën e Shqipërisë.

Pas rëndimit të situatës, përveç në zonat jugore tani më edhe në ato veriore, dhe kërkesës së autoriteteve shqiptare për mbështetje, kam marrë siguruar homologun tim , ministrin Peleshi, se vullneti im për zbarkim të kontingjentit të FSK-së në operacion për shuarjen e zjarreve, do të përkrahet fuqishëm nga Qeveria e Republikës më në krye kryeministrin Kurti dhe Presidenten e Republikës, Vjosa Osmani.

Kam dhënë direktivën për ngritjen e task-forcës së FSK-së dhe gatishmërinë e tij dhe me dhënien e autorizimit zyrtar nga ana e Komandantes Supreme të Forcave të Armatosura, Presidentes Osmani, tani kontingjenti i FSK-së është nisur drejtë zonave të prekura dhe angazhimit të tyre në operacion në kuadër të forcave reaguese të Republikës së Shqipërisë. Së bashku jemi më të forte në kohë të vështira me vëllezërit e motrat tona!