Ministrja Haxhiu flet për skandalin në Pejë: Rast mizor, krim shumë i rëndë

Rast mizor dhe i pa precedent, shumë krim i rënd, është cilësuar skandali në Pejë i publikuar nga Indeksonline lidhur me futjen në lavatriçe të foshnjës së vdekur, nga Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu.

Ministrja Haxhiu, në një intervistë ekskluzive për Indeksonline, ka thënë se për këtë rast personat përgjegjës duhet të marrin dënimin e merituar dhe jo vetëm suspendim apo largimi nga puna.

“Rasti në Pejë është rast jashtëzakonisht i rëndë. Tashmë Policia dhe Prokuroria janë duke u marr me këtë çështje, është një rast mizorë i pa precedent shumë krim i rënd. Unë jam e bindur që institucionet do ta kryejnë punën e tyre sikurse jo vetëm ndaj personave që e kanë bërë atë krim të rëndë por edhe ndaj personave përgjegjës në gjinekologji pra në Spitalin e Pejës. Tashmë ka pasur disa suspendime por nuk mjafton vetëm suspendimi apo largimi nga vendet e tyre të punës sepse njerëzit që si kryejnë detyrat apo që janë bashkëpunëtorë në krim nuk kanë vend në institucione . Me ata duhet të merret edhe Policia edhe Prokuroria, pra ata duhet të marrin dënimin e merituar”, tha Haxhiu. /Indekonline/