Krasniqi: Qeveritarët frikacakë fshihen pas zgjedhjeve si lepuri pas kaçubave

Profesori universitar Milazim Krasniqi ka thënë se vetëm qeveritarët frikacakë frikësohen nga zgjedhjet e jashtëzakonshme.

Ai ka vlerësuar se të tillët fshihet pas zgjedhjeve si lepuri pas një kaçube.

Në profilin e tij në “Facebook”, Krasniqi ka shkruar se kjo ndodh sa herë qeveritarët dështojnë, ose nuk guxojnë të marrin vendime të vështira.

“Qeveritarët frikacakë fshehen pas zgjedhjeve të jashtëzakonshme, si lepuri pas një kaçube, sa herë dështojnë, ose nuk guxojnë të marrin vendime të vështira”, ka shkruar Krasniqi.