Ndaj Speciales reagon edhe kryetari i veteranëve të Malishevës

Pas kryetarit të OVL UÇK-së, Hysni Gucati, ka reaguar edhe anëtari i kryesisë së OVl UÇK-së, njëherit kryetar i degës së OVL UÇK-së në Malishevë, Metush Kryeziu kundër përcjelljes së makinave të kryetarit dhe kryesisë së OVL-së, shkruan Fokusi.info.

Përmes një postimi në facebook, Kryeziu ka shkruar pas publikimit të dosjeve, kanë filluar të përcjellin makinat dhe lëvizjet e kryetarit dhe kryesisë nga shërbimet, të cilat nuk dihen se kush janë dhe për kënd punojnë.

Reagim:

Pasë publikimit te dosjeve te cilat kanë ardhur ditë me par ne OVL – kan filluar te përcjellin makinat dhe levizjet e Kryetarit dhe Kryesis nga sherbimet te cilat nuk dihen se kush jan ,dhe per kundë punojn ,mos harxhoni derivate kot, sepse ne nuk kemi çka fshehim dhe gjërat i themi publikisht.