Ndalimi i Lushtakut: Djali i tij, Mërgimi qëndron pranë zyreve të EULEX-it

Siç u raportua në media, mbrëmjen e së premtes vonë ish-komandanti i UÇK-së për Zonën e Drenicës, Sami Lushtaku është ndaluar nga EULEX-i.

Aktualisht, ai ndodhet brenda zyreve të EULEX-it, atje edhe ku u dërgua pak më herët.

Ndërkohë, pranë zyreve është parë edhe djali i tij, Mergim Lushtaku, deputet i Partisë Demoktatike të Kosovës.