Haxhiu -Presidentit: Mos e shkel kushtetutën, s’mund të ketë qeveri pa partinë e parë

Ministrja në detyrë e Drejtësisë nga radhët e Lëvizjes Vetëvendosje e cila po merr pjesë në takimin e thirrur nga Presidenti Hashim Thaci,  ka bërë thirrje presidentit që ta respektojë kushtetutën pasi sipas saj s’mund të formohet qeveri e re pa partinë fituese. Sipas saj smund të ketë qeveri legjitime pa shkuar në zgjedhje.

“Ju lutem të na njoftoni se cilës pikë të nenit 95 po i referoheni? Nuk mund të ketë qeveri me legjitimitet të plotë qytetar pa shkuar në zgjedhje. S’mund ta anashkaloni partinë e parë. Iu bëjë thirrje ta respektoni kushtetutën dhe mos të thirrni takime të tilla që janë shkelje e kushtetutës”, ka thënë Haxhiu.

Haxhiu tutje ka lexuar edhe një pjesë të letrës së Kryeministrit në detyrë Albin Kurti drejtuar presidentit Thaci.

“Presidenti mund te konsultohet vetëm me partinë fituese. Ky format sot është jokushtetues. I nderuar z. President iu kanë mbetur edhe ca muaj që të jeni president dhe sot kryeministri Kurti ka adresuar një letër. Sot kam pranuar një letër nga ju që unë nuk e paskam shfrytëzuar të drejtën për të propozuar mandatarin. Përveç kësaj, kushtetuta e as aktgjykimi nuk kanë përcaktuar afatin për një gjë të tillë. Caktimi i mandatarit bëhet vetëm pas prppozimit të emrin nga partia fituese. Prandaj ju nuk keni te drejtë të konstatoni se nuk e kemi shfrytëzuar të drejtën tonë për të propozuar mandatarin”.