Ndalohen shumë vetura, policia arreston një person në Lagjen “Kodra e Trimave” (video)

Pak më minuta më parë është arrestuar një person në Lagjen “Kodra e Trimave” në Prishtinë, shkruan Indeksonline.

Polica ka ndaluar veturat të cilat ishin në qarkullim derisa e kanë arrestuar personin në fjalë.

Indeksonline ka provuar të marrë informacion nga policia e Kosovës në rajonin e Prishtinës por të njëjtit nuk kanë ende ndonjë të dhënë zyrtare.