Scholz: Shtetet e Ballkanit Perëndimor do të duhej tashmë të ishin në BE

Kancelari gjerman, Olaf Scholz, pas përfundimit të ditës së parë të samitit të Procesit të Berlinit, ka theksuar se duhet të punohet sa më shpejtë që shtetet e Ballkanit Perëndimor t’i bashkohen Bashkimit Evropian.

Ai, në një konferencë për media, ka theksuar se kjo çështje do të duhej të ishte e përfunduar tashmë.

“Jam i bindur se është gabim që pas takimit në Selanik 20 vjet më parë, nuk kemi arritur deri tani anëtarësimin e shteteve të Ballkanit Perëndimor në Bashkimin Evropian, kjo do të duhej të ishte bërë tashmë”.

“Dhe kjo është se pse ne jemi të angazhuar intenzivisht që ta bëjmë këtë të dukshme dhe të ndodh sa më shpejtë që të jetë e mundur. Ne të gjithë i kemi pikëpamjet e njëjta. Pikëpamja ime është se duhet të ndodh më shpejtë sa është e mundur, nuk duhet të marrë më shumë kohë sa ka marrë më herët. Duhet të punojmë më shumë dhe më shpejtë që ta bëjmë këtë të ndodh”, ka thënë Scholz.