Vetura godet këmbësorin, e bën për spital

Policia në Fushë – Kosovë ka arrestuar një person i cili ka goditur me veturën e tij një këmbësor

Rasti ka ndodhur mbrëmjen e së dielës në Fushë – Kosovë, ku i dyshuari derisa ishte duke drejtuar veturën e tij, nga pakujdesia ka goditur një këmbësor të cilit i ka shkaktuar lëndime trupore.

Viktima është dërguar në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës për trajtim mjekësor.

Policia në raportin 24 orësh bën të ditur se me vendim të prokurorit, i dyshuari është dërguar në mbajtje./Express/