Ndalohet i shpalluri në kërkim për veprën penale “Largim i të burgosurit nga vendi i qëndrimit”

Thyen lejen e dhënë nga IEVP Fier duke mos u kthyer më në vendin e kryerjes së dënimit, kapet dhe ndalohet shtetasi i shpallur në kërkim për veprën penale “Largim i të burgosurit nga vendi i qëndrimit”.

Nga strukturat e Drejtorisë Vendore të Policisë Fier, u kap shtetasi i shpallur në kërkim:

G.T, 36 vjeç, banues në Ballsh.

Shtetasi G.T ishte person i shpallur në kërkim pasi ka thyer lejen shpërblyese dhënë nga I.E.V.P Fier ku ishte duke vuajtur dënimin prej 7 vitesh për vepën penale “Trafikim të lëndëve narkotike”.

Nga kontrolli i ushtruar i është gjetur dhe sekuestruar në cilësinë e provës materiale një sasi lënde narkotike Cannabis Sativa si dhe një dokument leje drejtimi greke e dyshuar e falsifikuar.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Fier për veprime të mëtejshme për veprat penale “Prodhimi dhe shitja e lëndëve narkotike”, “Falsifikimi i dokumentave” dhe “Largim i të burgosurit nga vendi i qëndrimit”, njofton policia e shtetit.