Berisha i reagon Bajqinovcit pas deklaratave për Haki Rugovën

Deputeti i VV-së Mefail Bajqinovci ka thënë organet e drejtësisë po mundohen ta pengojnë qeverinë në përpjekjet e saj për luftë kundër krimit dhe korrupsionit.

Bajqinovci duke u munduar ta mbrojë Kurtin pas deklaratave ndaj kryeprokurorit Blerim Isufaj, ka përmendur edhe ish kryetarin e Istogut Haki Rugova.

Ai tha se Rugova ishte liruar vetëm pasi kishte marrë rastin Prokuroria Speciale. Kjo deklaratë e tij ka nxitur reagimin e avokatit Besnik Berisha.

Berisha përmes një shkrimi në “Facebook” i quajti të pavërteta deklaratat e deputetit të VV-së.

“Tha se paku një të pavërtetë për rastin e tani të ndjerit Haki Rugova, ish kryetar i Istogut. Sipas tij, për ta liru z. Haki Rugova, rasti i tij asokohe qenka marrë nga Prokuroria Speciale dhe ai qenka liru.Kjo nuk është e vërtetë! Kjo s’ka ndodh. Lexoni pak më shumë për të mos thënë të pavërteta si kjo”, shkroi Berisha.