Nderimi i madh nga Trampi për Vlorën e Kosovën dhe reagimi inatçor i Kryeministrit Haradinaj (video/foto)

Në iftarin e shtruar nga Presideni i SHBA-ve, Donald Trump, përmes ambasadores Vlora Çitaku, Kosovës iu ba një nderim i madh.

Në mes të shumë mysafirëve të ftuar, Kosova ishte vendosur në tavolinën kryesore, ndërsa ambasadorja e Kosovës afër Trampit.

Kjo padyshim që bie në sy nga fotot e videoja e shpërndarë nga Vlora. Këtë nderim do ta kishin dashur shumë shtete të botës.

Në fund të fundit, kjo nuk është bërë thjesht për Vlorën, por për Kosovën. Kështu që shqiptarët, pavarësisht përkatësive partiake, do të duhej të ndjeheshin mirë për këtë.

Mirëpo kështu nuk ndodhi me Kryeministrin e Kosovës. Kryeministrit Haradinaj thuajse i ka penguar kjo ngjarje. Ai ka reaguar qysh nuk do të duhej të reagonte asnjë qytetar i Kosovës, apo shqiptar në përgjitësi.

Por ai gjeti vërejtje edhe për këtë ngjarje: “E para, raportet Amerikë-Kosove nuk janë të individëve. Janë të popullit. Individët shkojnë e vijnë. Ka pasë ambasadore edhe para Vlorës. Janë raporte mes dy vendeve”…”Temat e interesit nacional shumica e ambasadorëve nuk i kanë paraqit qysh i ka paraqit kryeministri. Ju e dini kemi pas ndarje të brendshme. Besoj që iu ka shërby me e ditë që është mirë me u konsultu secili me secilin”, ka thënë Haradinaj.

Përkundër kësaj shihni videon dhe fotot dhe vlerësoni vetë: