Nderohen legjendat e futbollit, Favzi Rama dhe Faton Domi

Nën organizimin e klubit KF Dukagjini dhe veprimtarit Arbon Desku, të dielën në stadiumin “18 Qershori” në Klinë, është organizuar turneu përkujtimor për legjendat e futbollit, Favzi Rama dhe Faton Domi, të cilët humbën jetën pas një aksidenti me veturë në fshatin Volljakë të Klinës, më 22 nëntor të vitit 1987.

Rama dhe Domi ishin duke u kthyer për Prishtinë pasi kishin përfundur ndeshjen në Gjakovë, dhe ishin ndeshur në një rimorkio traktori.

FC Prishtina morri pjesë në këtë turne të cilin gjithashtu e nderuan me pjesëmarrje edhe Dukagjini, Liria dhe Vëllaznimi, shkruan faqja zyrtare e FC Prishtinës në “Facebook”, përcjell Zeri.info.

Hapja solemne nisi në ora 11:00 nga kryetari i Federatës së Futbollit të Kosovës, Agim Ademi dhe trajneri i mirënjohur kosovar, Ajet Shosholli.

Në gjysmëfinalen e parë, Dukagjini e mundi Lirinë me shifrat 2:1 kurse Prishtina fitoi ndaj Vëllaznimit me rezultat 2:0.

Finalja në mes Dukagjinit dhe Prishtinës u vendos me penallti ku më të saktë ishin mysafirët nga Klina të cilët e fituan këtë turne.

Ndeshjet u zhvillua nga 45-minuta.

Ky turne për herë të parë u organizua në vitet e 90-ta, duke iu falënderuar veprimtarit të madh Arbon Desku, atëkohë kryetar i KF Dukagjinit të Klinës, pastaj edhe nënkryetar i KF Prishtinës në vitet më të vështira.

Domi dhe Rama me vite të tëra kanë luajtur për Prishtinën, sidomos në elitën e futbollit ish-jugosllav.

Në vitin 1987 Rama u transferua te Liria teksa Domi te Vëllaznimi.