Ndërpriten sërish shërbimet e komunikimit dhe internetit në Rripin e Gazës

Kompania palestineze e telekomunikacionit Paltel ka thënë se të gjitha shërbimet e komunikimit dhe internetit janë ndërprerë sërish brenda Rripit të Gazës, raporton Sky News.

“Rrugët kryesore që ishin rilidhur më parë (janë) ndërprerë përsëri nga pala izraelite,” tha Paltel në një deklaratë, kompani që është ofruesi më i madh i telekomunikacionit në Gaza.

Në fillim të kësaj jave, Paltel tha se shërbimet e internetit dhe telefonisë celulare po riktheheshin gradualisht në Gaza pas një “ndërprerjeje të plotë” që zgjati disa orë./abcnews.al