Gjinekologët e vazhdojnë pauzën, gruaja shtatzënë pret koridorëve

Vendi ynë ende po ballafqohet me probleme të mëdha në fusha të ndryshme.

Qytetarët vazhdojnë të shfaqin pakënaqësi në lidhje me shërbimet që marrin në instutcionet shëndetësore në vendin tonë.

Infrastruktura, mosfurnizimi me barna, por edhe papërgjegjësia e personelit, ka bërë që shpesh indinjatën e tyre, qytetarët ta shprehin edhe përmes rrjete sociale.

Një grua shtatzënë, së fundmi në profilin e saj në Facebook ka treguar se si sot në Spitalin e Gjilanit, gjegjësisht në gjinekologji, është dashur të kërkojë në korridore për një gjinekolog, pasi që të njëjtit ishin duke e vazhduar pauzën, jashtë rregullave.

Ky është postimi (pa ndërhyrje) i një qytetareje nga Gjilani:

Ma tmerr se me shku ne spitalin e Gjilanit te gjinekologjia nuk ka.

Shkon per kontrolle, duhesh me u end neper 100 korridore e salla me lyp naj gjinekolog e ka vec praktikante te klases 10 pfff.

Pa pike pergjegjesie jane mbledh gjinekologet ne kuzhine tuj e shiju mengjesin ani pse ne leter shkrun “pauza 10:00-10:30” ok pret deri ne 10 e 30, shkon i afrohesh me kerku kontrollen thojne jo deri ne 11:00 se letra ka met gabim.

Pauzen e shtyjne pa pike marre e nderkohe nje tjeter shtatzane (rast urgjent) duke prit ne korridor poashtu me mundime e te vjella as nuk merret parasysh.

Po normale qe vdesin e ka skandale te shumta ne gjinekologjine ne Gjilan.

Nga mllefi nuk pata mundesi as video e foto me bo e as emrat e kujdestareve me ja marr.

Prej fillimit kontrollat i kom bo privat po hajt thash ta provoj sot ne te shtetit edhe ski cka sheh pos me hi me ne xhungel.