Ndërrimi i gypit e lë lagjen “Dardania” katër ditë pa ujë

Banorët e lagjes “Dardania” në Prishtinë do të kenë ndërprerje të furnizimit me ujë të pijshëm.

Këtë e bëri të ditur Kompania Rajonale e Ujësjellësit “Prishtina”( KRUP ) me anë të një komunikatë për media

KRUP thotë se konsumatorët e lagjes “Dardania” në Prishtinë duke filluar nga dita e sotme e deri ditën e shtunë, do të kenë ndërprerje të furnizimit me ujë të pijshëm çdo ditë nga ora 09.00 deri në orën 17.00 ( gjithsej 4 ditë).

“Arsyeja e ndërprerjes së sistemit të furnizimit me ujë të pijshëm është ndërrimi i gypit të ujit me diametër DN= 80 mm me një gjatësi prej 130 metra në rrugën,, Robert Dol,, në Prishtinë”.

“Gypi aktual i ujësjellësit është i vjetër mbi 50 vjet dhe po zëvendësohet me gyp të ri”, thuhet në komunikatën e ujësjellësit.