Shërbimi gjeologjik i Kosovës del me raport për tërmetin që u ndje edhe në vendin tonë

Territori i Kosovës lëkundet nga tërmeti i fuqishëm që goditi Bosnje dhe Hercegovinën

RAPORT I RRJETIT SIZMOLOGJIK TË KOSOVËS, SHËRBIMI GJEOLOGJIK I KOSOVËS, MINISTRIA E EKONOMISË

Prishtinë, 22.04.2022 – Bazuar në Rrjetin Sizmologjik, Shërbimi Gjeologjik i Kosovës dhe Qendrës Sizmike Euro-Mediterane, si dhe në analizën numerike të të dhënave të ngjarjes sizmike,

Më datë 22.04.2022

N’ora 23 : 07 sipas kohës lokale,

Bosna dhe Hercegovina është goditur me një tërmet me MAG. 5.9 sipas shkallës Rihter,

Përkatësisht me intensitet VII ballë të Merkalit

Thellësia hipoqendrore ishte 10 km

Epiqendra e këtij tërmeti ishte me lokacion në koordinatat:

Latituda        43.05 N

Longitude  18.21 E

Tërmeti në fjalë është ndier dukshëm nga qytetarët e Republikës së Kosovës për shkak të fuqisë së lartë të tërmetit dhe veprimit e energjisë së liruar në një rreze deri në 400km.

Ministria e Ekonomisë   Rrjeti Sizmik, SHGJK.