Ndërroi jetë 13 vjeçari që u alivanos në pishinën e Gërmisë

Fëmiu,  i cili sot ishte rrëzuar sot në pishinën e Gërmisë ka ndërruar jetë në Qendrën Emergjente në QKUK në Prishtinë.

“Ju konfirmojme se perkunder perpjekjeve maksimale nga stafi i Klinikes Emergjente, femija i cili ka ardhur ne gjendje te renduar shendetesore nuk ka arritur te mbijetoi. Me rastin tashme eshte duke u marre mjekesia ligjore”, thuhet në përgjigjen e Zyës për Informim të QKUK-së për Indeksonline.

Fëmija ishte rrëzuar në platon e pishinës, ku për disa minuta ai ka qenë pa shenja jete dhe pa puls.

Por, pas ndihmës së dhënë nga mjekët e ambulancës, atij iu ishte rikthyer pulsi, ku më pas ishte dërguar për në QKUK.

Nëna e fëmijës ka treguar se ai kishte një ndërhyrje kirurgjike në zemër.