Ndërroi jetë mjeshtri i letrave dhe doajeni i gazetarisë shqiptare Hivzi Krasniqi

Ka ndërruar jetë para pak çastesh, pas një sëmundje të shkurtër mjeshtri i letrave dhe doajeni i gazetarisë shqiptare Hivzi Krasniqi.  
I ndjeri Hivzi Krasniqi ka ndërruar jetë pranë familjes së tij në Prishtinë, ndërsa lamtumira e fundit do t’i ipet nesër në Pejë.
Hivzi Krasniqi njihet si autor i mëse njëmijë tekstesh hite të këngëve shqip dhe si ndër pionierët e parë të radiogazetarisë kosovare, i angazhuar në Radio Prishtinën e dikurshme që nga ditët e para të karrierës së tij.
Fokusi.info i shprehë ngushëllime të sinqerta familjes Krasniqi, miqve dhe komunitetit letrar, artistik dhe të gazetarisë.