Ndërroi jetë veterani i UÇK-së, Nadir Shala

Ka ndërruar jetë veterani i luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, nga Brigada 142 e Zonës Operative të Shalës, Nadir Shala nga fshati Akrashticë e Komunës së Vushtrrisë.

Njoftimi për vdekjen e tij u bë nga Organizata e Veteranëve të Luftës së Ushtrisë Çlirimitare të Kosovës, dega në Vushtrri.

Varrimi i të ndjerit bëhet sot (e dielë) më 30 qershor 2019 në ora 17:00, në fshatin e tij të lindjes, Akrashticë të Komunës së Vushtrrisë.