Ndërron jetë 42-vjeçari nga Fortesa, u godit nga rrufeja pak ditë më parë

Ka ndërruar jetë Feriz Gashi nga Fortesa. I ndjeri ishte goditur nga rrufeja para pak ditësh, derisa punonte punë bujqësore në arën e tij.

Njoftimin për vdekjen e tij e ka lëshuar edhe faqja në Facebook e fshatit Fortesë.

“Ka vdekur në moshën 42 vjeçare Feriz (Reshit) Gashi nga Fortesa, varrimi i të ndjerit bëhet sot, 11 korrik 2022, në ora 17:00, në varrezat e fshatit. U shprehim ngushëllime të sinqerta familjarëve, bashkëfshatarëve, miqve dhe të gjithë atyre që e njohën! Prehu në paqe Izë!

Më 6 korrik, Policia e Kosovës e kishte konfirmuar për mediat që Gashi ishte goditur nga rrufeja dhe se ai kishte qenë në gjendje të rëndë./Fokusi.info/