Mbi 4 mijë persona po mbikëqyren si kontakte të rasteve të konfirmuara me koronavirus

33 raste të reja me koronavirus janë konfirmuar sot në Kosovë, duke bërë që numri i përgjithshëm i të infektuarve të shkojë në 283.

Në njoftimin që e lëshoi sot Instituti Kombëtar i Shëndetit Publik, u bë e ditur se 20 raste të konfirmuara vijnë nga Prishtina, teksa kontaktet e personave të konfirmuar me COVID-19 janë në mbikëqyrje të plotë.

Sipas asaj që ka njoftuar IKSHP, janë mbi 4 mijë kontakte në mbikëqyrje.

“Deri më sot janë kontaktuar dhe janë nën mbikëqyrje 4.273 kontakte të rasteve”, u tha në njoftimin e IKSHPK’së.

Ndërkohë në Kosovë deri tani 58 pacientë e kanë mundur këtë sëmundje.