Foto e rrallë e Thaçit, Veselit dhe Selimit me uniformë të UÇK’së

Foto e rrallë e Thaçit, Veselit dhe Selimit me uniformë të UÇK’së.

Kjo është një foto e rrallë e tre krerëve të UÇK-së, Hashim Thaçi, Kadri Veseli dhe Rexhep Selimi, me uniformë.

Ata shihen së bashku dhe të armatosur me armë automatike në dorë.

Të tre kanë qenë anëtarë të Shtabit të Përgjithshëm të UÇK-së, ndërsa Thaçi ka qenë edhe përfaqësues politik. Tani ata po përballen me akuza nga Dhomat Speciale në Hagë, derisa janë në paraburgim po atje.

Aktakuza ndaj tyre është ngritur më 26 tetor 2020.