Ndërron jetë Lah Berisha, i burgosur në kohën e Jugosllavisë

Ndërron jetë, në moshën 92-vjeçare, Lah Berisha nga fshati Prugovc i Prishtinës, shkruan Fokusi.info.

Lajmin për vdekjen e tij e kanë dhënë familjarët:

Njoftojme shoket, miqt dhe dashamirë se sot me daten 20.02.2021 ndërroi jetë babai ynë Lah(Sejdi)Berisha ne moshen 92 vjeqare

Varrimi behet ne ora 16:00 ne Prugovc.

Lahi ishte i burgosur dhe i dënuar në kohën e Jugosllavisë. Njëher ishte dënuar me vdekje nga gjykata ushtarake dhe i amnistuar pas tre muajsh me burgim të përjetshëm, prej tyre i mban 15 vite burg.

Ata që e njohën, flasin për Lahin si për një njeri të urtë, mikpritës dhe patriot./Fokusi.info/