Lëvizi mbrapa me kamion nëpër kahjen e kundërt, shoferi britanik dënohet me 6 muaj burgim – kamerat e sigurisë kapin momentin kritik

Në fakt ai kishte lëvizur mbrapa në kahjen e kundërt, me qëllim që të kyçet në autostradën M6 në Stafordshire.

Në momentin që po lëvizte mbrapa me kamion, një veturë që lëvizte me shpejtësi prej 100 kilometra në orë i afrohet, duke rrezikuar që të përplaset me mjetin e rëndë, transmeton Telegrafi.

Megjithatë ishin kamerat e sigurisë që kapën këtë moment, dhe e dokumentuan gabimin e rëndë që e kishte bërë ky burrë.

E përves se është dënuar me burgim, atij gjithashtu i është ndaluar vozitja për 15 muaj.

“Paramendoni ta shihni një skenë të tillë derisa udhëtoni me veturë rrugës për në të punë”, ka thënë zëdhënësi i policisë.

Për fat të mirë askush nuk është lënduar, por ka mjaftuar një lëvizje më e vogël e gabuar që t’i kushtojë dikujt me jetë.