Ndërron jetë mësimdhënësi, Asdren Krasniqi

Një lajm i hidhur për mbarë mësimdhënësit e komunës sonë ka ardhur sot pasi është njoftuar se ka ndërruar jetë mësimdhënësi vushtrrias Asdren Krasniqi.

Krasniqi ishte mësimdhënës në Shkollën e Mesme të Ulët “Andon Zako Çajupi”, institucion ky që ka njoftuar për ndarjen nga jeta të të ndjerit.

“Të nderuar mësimdhënës/e e kolegë të tjerë, më lejoni që në emër të drejtorisë së shkollës t’iu shprehë ngushëllime për humbjen e papritur të kolegut dhe bashkëpunëtorit tonë ASDREN KEASNIQI.” shkruan në njoftimin e Shkollës “A.Z.Çajupi”.

Gjithashtu shkolla ka njoftuar se në nderim të tij është organizuar edhe një mbledhje komemorative me stafin e Shkollës.

Njoftimi i shkollës: