Ka ndërruar jetë veterani i luftës së UÇK-së nga qyteti i Mitrovicës, Shaqir Prekazi, shkruan Fokusi.info.
I ndjeri do të varroset nesër më datën 02.05.2021 në varrezat në Shipol të Mitrovicës.
Lajmin për vdekjen e tij e kanë dhënë nga OVL UÇK dega në Mitrovicë.
Njoftimi i plotë:
Të nderuar Familje të Dëshmorëve, Invalid dhe ju Veteran të UÇK-së, të nderuar qytetarë të Mitrovicës, ju njoftojmë që sot, me datë, 01/05/21, ndrroj jetë bashkëluftëtari jonë, Shaqir (Muharrem) Prekazi.
Ndarja nga jeta e veteranit të UÇK-së është një humbje e madhe për bashkluftarët e tij, qytetin e Mitrovicës dhe mbar familjen e tij.
Varrimi bëhet nesër, me datë: 02/05/21, me faljen e namazit të drekës, në varrezat e Shipolit, në Mitrovicë!
Ngushëllime familjes, bashkluftarëve, shokëve, kolegëve dhe miqëve!
I paharruar qoftë kujtimi për veteranin e UÇK-së, Shaqir Prekazi!
Zoti e shpërbleftë me Xhenet.
LAVDI!