Ndërron jetë veterani i luftës, Afrim Alijaj

Ka ndërruar jetë veterani i luftës së UÇK-së, Afrim Alijaj nga Dujaka e Gjakovës, shkruan Fokusi.info.

Lajmin e ka dhënë OVL UÇK dega në Gjakovë.

Na tronditi shumë lajmi i vdekjes së bashkëluftëtarit tonë , Afrim Alijaj nga Dujaka.
Ai ishte i dëshmuar në luftën e UÇK-së, si Ushtarë i Brigadës 131 dhe Brigades 134 dhe pjesëtarë i Batalionit Gardist ,,Shkëlzen Haradinaj’’poashtu ishte edhe vëlla i dëshmorit të Kombit Beslim Alijaj.
Afrimi ishte një njeri i dashur, i afërt e i mirë, një luftëtar i shquar i radhëve të UÇK-së.
Vdekja e tij la të pikëlluar familjen, miqtë, bashkëluftëtarët dhe gjithë liridashësit!

Varrimi i Luftëtarit të Lirisë Afrim Alijaj behët nesër me dt:26.02.2021 në ora 14:00 në vendlindjen e tij në fshatin Dujak të Gjakovës.